Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, pritet të votohet rishikimi i buxhetit

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.

Në të pritet që të miratohet në lexim të dytë rishikimi i buxhetit për vitin 2020.

Miratimi i pikës së lartëpërmendur do t’i hapte rrugë ekzekutimit të pagesave të shtetit ndaj punëtorëve, ashtu siç është paraparë me pakon emergjente për pandeminë.

Miratimi i të njëjtit hyn në fuqi pas publimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.