Artileria turke godet trupat amerikane në Siri

Artileria turke goditi një qytet verior të Sirisë, ku një njësi e Forcave Speciale të SHBA po vepronte ndërsa luftimet u përshkallëzuan midis ushtrisë pushtuese turke dhe Forcave Demokratike Siriane të mbështetur nga SHBA, raporton Newsweek.

Nuk ishte e qartë se sa afër artileria turke qëlloi në trupat amerikane në qytetin kryesisht të banuar me kurd, Kobane, në perëndim të lumit Eufrat dhe rreth 45 milje nga beteja e inkursionit tokësor turk në veri-lindje të Sirisë, thuhet në raportin e Newsweek, duke cituar një zyrtar të Pentagonit dhe një burim i inteligjencës kurde në Irak.

Nuk raportohet për viktima

Në një deklaratë të lëshuar nga qeveria turke të premten pasdite, zyrtarët thanë se nuk kishte pasur shënjestrim të qëllimshëm të një pike vëzhgimi amerikan, por që trupat turke kishin qëlluar në vetëmbrojtje në nga pozicionet “terroriste” në kodrat rreth 1.000 metra në jug të pozicioneve amerikane.

“Pas zjarrit të ushtrisë turke, u morën të gjitha llojet e masave paraprake për të parandaluar dëmtimin e bazës amerikane”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë turke.