Nis takimi i AAK-së me ish-udhëheqës të UÇK-së

Ka filluar takimi i AAK-së me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shoqatat e të burgosurve politik, shoqatat e të pagjeturve si dhe ish-udhëheqës të UÇK-së.

Ndërkaq, para disa ditës AAK-ja ka mbajtur tryezë diskutimi me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave, lidhur me situatën politike në vend.

Pas atij takimi, Pas këtij takimi, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media kishte thënë se si parti e çmojnë rolin e mediave në sensibilizimin e shoqërisë.

“Pavarësisht këtyre po e vazhdojmë dialogun e brendshëm, më parë me përfaqësues të sindikatave e sot me përfaqësues të shoqërisë civile. Të gjithë jemi të shqetësuar. Ne si Aleancë e çmojmë rolin e mediave për senziblziimin shoqëror, para një situate ku Kosova është e sanksionuar nga aleatët kryesorë të pavarësisë tonë. Ishte një konkluzë se nuk duhet të heshtim para një situatë kur Kosova është e sanksionuar ne do të vazhdojmë edhe me sektorë të tjerë në mënyrë që të dalin nga kjo bllokadë që ka vendi”, kishte thënë Haradinaj.