BE uron Vjosa Osmanin, kërkon që tash Kosova të angazhohet në dialog

Bashkimi Evropian në Kosovë përmes një postimi në Twitter ka uruar Vjosa Osmanin që u zgjodh presidente.

BE përmes këtij postimi u shprehë se tash Kosova duhet të angazhohet në dialog.

Postimi i plotë:

Urime Vjosa Osmani për zgjedhjen e saj si Presidente e Kosovës. BE pret që të punojë ngushtë me Presidenten Osmani dhe institucionet e sapo konsoliduar të Kosovës. Kosova tani duhet të filloj me reformat në lidhje me BE-në dhe të angazhohet në dialogun e lehtësuar nga BE.