Nis takimi Kurti-Mustafa

Ka nisur të mbahet takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Takimi po mbahet në Kuvendin e Kosovës.

Kujtojmë se takimet mes dy partive patën ngecur si pasojë e mospajtimeve njëherë për postin e presidentit e pastaj për atë të kryeparlamentarit.

Burime të Koha.net kanë marrë vesh gjatë ditës se LDK-ja nuk do të lëshojë pe për postin e të parit të Kuvendit, të cilin aktualisht e mban Glauk Konjufca i VV-së.