Nis takimi Kurti-Mustafa, ambasadorët nuk marrin pjesë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka nisur takimin me kreun e LDK-së, Isa Mustafa në përpjekje për të formuar koalicionin bashkëqeverisës.

Përkundër që është thënë se takim do të jenë të pranishëm ambasadorët e shteteve të QUINT-it, deri më tani ata nuk janë parë në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

I pari që ka mbërritur në objektin e Kuvendit të Kosovës, ka qenë Mustafa, ndërsa rreth orës 17:00 ka mbërritur edhe lideri i VV-së, Albin Kurti.