Nis takimi mes Thaçit dhe Palmerit

Ka filluar takimi mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe përfaqësuesit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Para takimit me Thaçit, Palmer është takuar me liderin e LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetaren, Vjosa Osmani.

Ndërkaq, sipas agjendës së tij, në orën 15;00, përfaqësuesi special i SHBA-ve për Ballkanin në Bibliotekën Kombëtare pritet të flas para studentëve dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile./KosovaPress/