Niset për trajtim në Turqi vogëlushja që pësoi djegie të rëndë

Siç ju kemi informuar më parë, foshnja 9 muajshe nga Drenasi, Dea Tahiraj ka pësuar djegie të rëndë.

Ajo që nga dita e diele ka qenë në koma në Qendren Klinike Universitare të Kosovës, por kishte nevojë për trajtim jashtë vendit.

Rasti ka ndodhur të dielen në mëngjes, ku është përvëluar me ujë të nxehtë.

Një nga familjarët e Deas, na është falënderuar për publikimin e njoftimit, dhe ka njoftuar se janë siguruar mjetet financiare për dërgimin e saj jashtë vendit, dhe poashtu na informoi se është nisur për trajtim në Turqi./Fokusi.info/