Nisin bastisjet edhe në shtëpinë e Rexhep Selimit

Pas shtëpisë së Thaçit dhe banesës së Veselit, EULEX-i ka nisur bastisje edhe në shtëpinë e Rexhep Selimit.

Forcat e EULEX-it në orët e para të mëngjesit janë parë tek hyjnë edhe në shtëpinë e Selimit që gjendet në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Aktualisht, forcat e EULEX-it po kryejnë bastisje në tri lokacione, që përfshijnë vendbanimet deritanishme të Hashim Thaçit, Rexhep Selimit e Kadri Veselit.

Të tre këtyre figurave të UÇK-së tanimë u janë konfirmuar aktakuzat nga Specialja.