Nisma Socialdemokrate do të mbajë Konventën Politike

Nisma Socialdemokrate ka bërë të ditur se sot do të mbajë Konventën Politike.

Sipas njoftimit nga partia që udhëhiqet nga kryetari Fatmir Limaj, konferenca fillon në ora 14:00.

“Ju njoftojmë se, sot, datë 30 tetor 2022 (E Diel), do të mbahet Konventa Politike e Nismës Socialdemokrate”, thuhet në njoftimin e tyre.