Nisma thërret konferencë të për media

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja.

Kjo konferencë do të mbahet në ora 14:00 në selinë qendrore në Prishtinë.

Sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ, koalicioni Nisma-AKR-PD nuk e ka kaluar pragun zgjedhor dhe nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Dje, anëtari i Kryesisë së Nismës Xhevdet Smakiqi ka deklaruar se do të presin rezultatet përfundimtare për të paraqitur ankesë në PZAP lidhur me rezultatin zgjedhor.