Një 19 vjeçar theret me thikë në Drenas

Një person i moshës 19 vjeçare ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë pas një rrahje në afërsi të stacionit të autobusëve në Drenas.

I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Ndërohë, policia ka identifikuar dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:00 dhe me të marrë informatën njësitet e stacionit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

“Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull 19 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, sipas burimeve të KosovaPress-it, një bashkëmoshatar ka therur me thikë në qafë 19 vjeçarin.