Një burrë i goditi tre persona me veturë në Isniq të Deçanit, arrestohet nga Policia

Një burrë i goditi tre persona me veturë në Isniq të Deçanit, arrestohet nga Policia
Më datën 17 mars të këtij viti në fshatin Isniq të Deçanit, një burrë i kishte goditur me veturë tre persona, një mashkull dhe dy femra dhe më pas kishte ikur në drejtim të panjohur.

Ndërsa, dje policia ka arrestuar të dyshuarin.

Ndërkaq, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Fsh. Isniq, Deçan 17.03.2024-12:0. Me 19.03.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me datën e lartë cekur ka goditur me veturë tre viktimat, një mashkull dhe dy femra kosovarë dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Fokusi.info/