Vedat Muriqi pësoi çarje në kokë: ‘Luani’ nga Kosova befason me fjalët pas ndeshjes

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka thënë se ka pësuar çarje në kokë dhe se i është dashur qepja në tre vende, transmeton Gazeta Metro.

Derbi i javës së gjashtë në Superligën e Turqisë mes Galatasarayt dhe Fenerbahces ka përfunduar pa fitues. Ndeshja e zhvilluar në ‘Turk Telekom Arena’ mes rivalëve të përbetuar nga Stambolli përfundoi pa fitues dhe pa gola.

Edhe në këtë ndeshje, ashtu si në 5 ndeshjet e kaluara, Vedat Muriqi ishte titullar dhe i pazëvendësueshëm. Mirëpo, jo gjithçka shkoi mirë për sulmuesin shtatlartë. Sulmuesi prizrenas u përgjak gjatë ndeshjes, por për fat të mirë ai u rikthye në fushë dhe zhvilloi krejtësisht ndeshjes, pas një trajtimi mjekësor që mori nga mjekët

25 vjeçari ka deklaruar pas ndeshjes se ai ka pësuar çarje në kokë, por as kjo nuk mund ta ndalojë atë që të luftojë për klubin e tij.

”Koka ime është e çarë, unë kam tre qepje. Por askush nuk mund të më ndalojë. Unë do të vazhdoj të luftoj për këtë skuadër” – tha sulmuesi nga Kosova.

Tutje, Vedat Muriqi ka kërkuar falje që nuk arritën fitore në derbin e tij të parë me fanellën e Fenerbahces.