Një gjarpër bie nga çatia e Parlamentit, deputetët braktisin seancën (video)

Deputetët në Ondo të Nigerisë kanë shtyrë seancat gjyqësore pasi një gjarpër hyri në Parlament.

Gjarpri ra nga çatia e ndërtesës ndërsa deputetët po përgatiteshin për seancës e së mërkurës në Akure.

Asnjë nuk u lëndua nga zvarraniku, por ligjvënësit u detyruan të largoheshin nga godina pas kaosit të krijuar.

Një pjesë e çatisë u shemb kur rifilluan seancën një ditë më pas duke i detyruar të shtyjnë të gjitha mbledhjet.

“Kur po hynim në seancën parlamentare, një gjarpër i madh ra nga çatia dhe u detyruam të largoheshim,”-tha Gbenga Omole.