Një grua e vdekur dhe 25 persona të infektuar me koronavirus në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp njoftoi se pesë pacientë janë lëshuar në shtëpi, të shëruar, pas dy testeve të njëpasnjëshme që kanë dalur negativ.

Ministri informoi se fatkeqësisht një paciente e moshës 65 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus. Pacientja në fjalë kishte kishte edhe probleme tjera shëndetësore, duke përfshirë probleme me mushkëritë, zemrën dhe diabetin.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 25 pacientë me koronavirus.
“Në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 raste të reja të koronavirusit në vend. Sipas qyteteve: Shkup 7, Kumanovë 7, Prilep 2, Tetovë 5, Strugë 2, Gjevgjeli 1 dhe Koçanë 1”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Gjatë ditëve në vijim pritet testimi përfundimtar për 11 pacientë në Dibër, të cilët tashmë e kanë kaluar priudhën e sëmundjes, dhe të konfirmohet shërimi i tyre.