Një grua në Fushë Kosovë rrah kolegun e punës dhe më pas ia vjedh të gjitha paratë nga xhepi

Në Policinë e Kosovës, është raportuar për një sulm fizik në Fushë Kosovë.

Aty një grua raportohet se ka sulmuar fizikisht një koleg të punës dhe më pas ia ka marrë të gjitha paratë, transmeton Fokusi.info.

Sipas viktimës, e dyshuar ishte ish punëtore në pompën e derivateve dhe ishte e larguar nga puna.

“Është arrestuar e dyshuar femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht në vendin e punë viktimën mashkull kosovar dhe më pas ka marr parat nga xhepi i tij. Sipas viktimës, e dyshuar ishte ish punëtore në pompën e derivateve dhe ishte e larguar nga puna. Me vendim të prokurorit, e dyshuar është dërguar në mbajtje.”, njofton Policia e Kosovës.