Një grua vdes dhe një burrë plagoset pasi aktori Alec Baldwin ka qëlluar me armë zjarri gjatë xhirimeve

Një grua ka vdekur dhe një burrë është plagosur pasi aktori Alec Baldwin ka qëlluar me armë zjarri gjatë xhirimeve të filmit në New Mexico.

Policia në SHBA ka thënë se Baldwin e ka zbrazur gabimisht armën gjatë xhirimeve të serialit western të shekullit të 19-të.

Gruaja është dërguar në spital, por vdiq pasi nuk i bëri ballë plagëve të marra. Burri, që është regjisori i filmit, është duke marrë trajtim mjekësor.

Zëdhënësi i Baldwin i ka thënë agjencionit të lajmeve AP se incidenti ka ndodhur për shkak të mosfunksionimit të armës.

Viktima është 42 vjeçarja Halyna Hutchins e cila punonte si drejtoreshë e fotografisë. Burri i plagosur është regjisori i filmit Joel Souza që është 48 vjeçar.

Policia është akoma duke e hetuar këtë incident në rançin Bonanza Creek që është një shesh xhirim i njohur, dhe deri tani nuk është ngritur asnjë kuzë.

Zëdhënësi i policisë në Santa Fe ka thënë se aktori Baldwin ka folur me hetuesit.

“Ai ka ardhur në mënyrë vullnetare dhe është larguar nga objekti pas intervistimit”, ka thënë ai.