QKUK kryen me sukses një operacion të rrallë, pacientit i hiqen dy cista në veshkë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka njoftuar se në këtë institucion është kryer me sukses një operacion i rrallë.

QKUK njofton se në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, Shërbimi i Laparaskopisë është bërë një operacion i rrallë tek një pacient i cili kishte probleme me veshkë.

Pacienti kishte dy cista në dy veshkat, ndërsa ato u larguan me laparaskop.

QKUK njofton se ky operacion zgjati rreth një orë e gjysmë, ndërsa pacienti po vazhdon të trajtohet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë:

“Një ekip i përbërë prej mjekëve kirurgë, urologë dhe anesteziologëve, në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, Shërbimi i Laparaskopisë, kanë kryer një operacion të rrallë tek një pacient, pas ankesave për probleme në veshkë.

Pacienti kishte dy cista, të shfaqura në të dy veshkët, të cilat janë larguar me laparaskop.

Ndërhyrjet me qasje laparaskopike e bëjnë më të lehtë punën, shkurtojnë kohëzgjatjen dhe ofrojnë më shumë siguri gjatë intervenimit.

Operacioni është kryer me sukses, ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, ndërsa pacienti ka vazhduar trajtimin nën kujdesin e mjekëve përkatës.”