Një i mitur sulmon Policinë

Njësiti policor ka ndaluar një të dyshuar (të mitur) në fshatin Grabovc të komunës së Pejës, përderisa ishte duke drejtuar një motoçikletë.

Gjatë legjitimimit, pasi nuk posedonte dokumente përkatëse, i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë.

I dyshuari është arrestuar dhe është intervistuar në prani të prindit.

Me urdhër të prokurorit, ai lirohet në procedurë të rregullt.