Lajm i rëndësishëm për shqiptarët që do të udhëtojnë me avion nga Rinasi

Autoriteti i Aviacionit Civil ka bërë një njoftim këtë mbrëmje se kompania e aviacionit “Adria Airëays” ka paraqitur një mocion për procedurat e falimentimit, çka nënkupton se pasagjerët që kanë prerë bileta me këtë kompani do duhet të konsultohen me agjencitë ku i kanë blerë ato.

Për më tepër lexoni njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil:

Me keqardhje kemi mësuar se të hënën, më 30 shtator 2019, “Adria Airways” ka paraqitur një mocion për procedurat e falimentimit të kompanisë në Gjykatën e Rrethit Kranj, Slloveni.

Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, procedurat e falimentimit nisën për shkak të pamundësisë për të shlyer detyrimet financiare të saj, bazuar në rregullat për Operacionet Financiare Sllovene, Procedurat e Falimentimit dhe Aktin e Zhdukjes së Detyrueshme (ZFPPIPP).

Gjykata ka një periudhë tre-ditore, brenda së cilës duhet të vendos për fillimin e procedurave të falimentimit.

Në njoftimin e saj, kompania shprehet se do të anulojë të gjitha fluturimet e planifikuara për shkak të fillimit të procedurave të falimentimit.

Këshillohen të gjithë pasagjerët e prekur, të vendosin kontakt me agjencitë që kanë bërë rezervimet, për të marrë informacionin e nevojshëm, se si do të procedohet me rezervimet e tyre.