Një i vdekur dhe 12 raste me koronavirus në 24-orët e fundit

Një person ka vdekur si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi, derisa 12 janë infektuar nga virusi në 24-orët e fundit në Kosovë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur MSH-ja në komunikatën e përditshme.

Komunikata:

18 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.978 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.653.823 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 776.653  qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.679 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.954.                                                       ℹ Në total numri i rasteve aktive është 315.