Lëshohen sirena alarmi në veri të Mitrovicës

Sirena alarmi u dëgjuan në Mitrovicë të Veriut, para pak minutash.

Alarmi që lëshohet nga serbët në këtë pjesë të vendit, përdoret si sinjalizim për t’u mbledhur.

Siç raporton Kossev, alarmi është lëshuar pas një arrestimi që raportohet se ka ndodhur në sheshin e qytetit.

Por, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovë, Veton Elshani, ka thënë se Policia nuk ka informacion për këtë.

Gjatë asaj kohe, në Zveçan po mbahej një tubim në mbështetje të serbëve të arrestuar më 29 maj. /Fokusi.info/