Një i vdekur dhe një i lënduar nga shpërthimi i vullkanit (video)

Një person ka humbur jetën pas shpërthimit të papritur dhe të fuqishëm vullkanik në ishullin Stromboli të Italisë.

Dëshmitarët dhe ekipet e shpëtimit thonë se bëhet fjalë për një turist që humbi jetën derisa po ecte në ishull.

Një person tjetër ka mbetur i lënduar.

Video nga VOA – Zëri i Amerikës.