Dërguti: Dardani me Albinin duhet të ballafaqohen, e jo Dardani me Glaukun

Deputetja Aida Dërguti ka folur për fillin e problemit që çoi deri te ndarja e Vetëvendosjes dhe krijimi i PSD-së.

Ajo ka mohuar se ndarja filloi nga mesazhi që ajo ka dërguar në grup, apo pse nuk donin që Kurti të bëhej kryetar, ka thënë ajo në KTV.

Ajo më tej ka thënë se Albin Kurti dhe Dardan Molliqaj, ishin dy miqtë më të ngushtë, ata duhet të ballafaqohen.

“Pikërisht ky ka qenë gabimi sepse i kam thënë edhe Dardanit se nuk duhet të shkosh në debat me Glaukun, madje Glauku ka qenë shumë konstruktiv në gjithë këtë dhe s’ka pasur asnjë pikë faji, ka provuar që ta shpëtonte ndarjen”, ka deklaruar Dërguti.