Një i vdekur e 15 të lënduar në aksidente gjatë ditës së djeshme (foto)

Siç raporton policia gjatë ditës së djeshme në territorin e Kosovës kanë ndodhur 49 aksidente komunikacioni, nga të cilët ka humbur jetën një person, 15 kanë qenë me lëndime, ndërsa 33 kanë kaluar vetëm me dëme materiale.

Janë shqiptuar 1090 tiketa për kundërvajtje dhe janë arrestuar 24 persona.

20 persona janë ndalur në mbajtje, ndërsa 2 kanë shkuar në vuajtje të dënimit.