Një i vdekur e 534 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Një person ka vdekur ndërsa janë regjistruar edhe 534 raste të reja me koronavirus në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë u ka bërë thirrje qytetarëve që sa më parë të vaksinohen.

Rastet e reja janë nga testimi i 4262 mostrave. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 89 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 139.324 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 2478 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 131.273, ndërsa janë 5573 raste aktive.