Ramush Haradinaj citon Sami Frashërin: “Kush tregohet atdhetar me fjalë, është mashtrues”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, këtë të hënë ka shpërndarë një thënie të gazetarit, dramaturgut e ideologut themelor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Sami Frashërit.

“Atdhetaria dhe humanizmi bëhet me punë e jo me fjalë; kush tregohet i tillë me fjalë, është një mashtrues”, shkroi Haradinaj duke cituar Frashërin.