Bulliqi fiton pa balotazh në Podujevë

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Podujevë.

Sipas KQZ, LVV ka fituar 51.64 për qind, LDK ka fituar 35.97 për qind dhe PDK, 12.4 për qind.

Në Podujevë kanë votuar 40.51 për qind e votuesve, 7 për qind më pak se në zgjedhjet e vitit 2017.