Një i vdekur nga aksidenti në Pejë

Një person ka vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në Qyshk të Pejës, të martën.

Lajmin për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

“Sot në orën 15:25 policia është informuar për një aksident në magjistralen Prishtinë–Pejë konkretisht në fshatin Qyshk. Me të arritur policia ka kuptuar se një motoçikletë e cila ka qenë duke lëvizur ka humbur kontrollin dhe e ka godit një shtyllë elektrike të betonit. Në vend të ngjarjes vdekjen e motoçiklist e ka konstatuar mjeti kujdestar. Ndërsa pasagjeri është dërguar në emergjencë në spitalin rajonal për trajtim mjekësor”, ka thënë Gashi.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë kompetente dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.