Një javë me parë u vetaksidentua, vdes në QKUK

Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës një person i cili një javë më parë ishte vetaksidentuar me veturën e tij në Prishtinë.

Sipas policisë, me 27 qershor, rreth orës 14:00, shoferi (tani i ndjeri) ka qenë duke e drejtuar automjetin e tij “Golf III”, ka humbur kontrollin mbi veturë me ç ‘rast është vetaksidentuar.

Viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar në kujdes intensiv mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.