Një mjet mjet shpërthyes gjendet afër rezidencës së Behgjet Pacollit

Sot rreth orës 17:00, në Hajvali të Prishtinës dyshohet se është gjetur një mjet shpërthyes.

Gazeta Sinjali ka mësuar se mjeti shpërthyes është identifikuar nga disa kalimtarë të rastit, afër rezidencës së Behgjet Pacollit.

Sipas dyshimeve të para, mendohet se mjeti shpërthyes është mbetje nga lufta.

Po ashtu, sinjalizuesit kanë bërë të ditur se njësitë për deminim kanë dalë në vendin e ngjarjes, e ku është bërë edhe tërheqja e mjetit të pa shpërthyer.