Abdixhiku për arrestimin e Molliqajt: Ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, arrestimin e Dardan Molliqajt nga Policia e Kosovës e ka cilësuar si shije të një hakmarrjeje të pastër politike.

Ai tha se ky akt për të dhe LDK-në është i papranueshëm dhe kundër standardeve bazike të demokracisë.

“Kurti dhe Qeveria e tij nuk guxojnë të përdorin pushtetin policor për kërcënime e arrestime politike; sidomos kur për alternativë kanë ndjekjen normale e njerëzore të rrugëve procedurale sipas rregullave tashmë të njohura”, ka shkruar Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, i pari i LDK-së u ka bërë ftesë organeve të rendit që ta ruajnë integritetin profesional e të pavarur, e sipas tij, të mos bëhen pjesë e siç e quajti ai, e një teatri politik e të një qeverie paranoike.

I bëj ftesë organeve të rendit të ruajnë integritetin e tyre profesional e të pavarur dhe të mos bëhen pjesë e këtij teatri politik të një Qeverie paranoike.

Kujtojmë se kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, u arrestua sonte përpara studiove të një televizioni në vend, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” në protestën e 29 janarit.