Një muaj paraburgim ndaj drejtorit të KEK-ut, dyshohet për korrupsion

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, i arrestuar nën dyshimin për korrupsion.

Kjo është bërë e ditur nga Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.