Një nga zëvendësministrat e Kurtit kritikon mediat që raportuan për sulmin ndaj Frashër Krasniqi

Zëvendësministri i FSK-së, Enver Dugolli, ka kritikuar mediat që raportuan për sulmin ndaj Frashër Krasniqit, të kryer nga Albini, djali i avokatit Tomë Gashi.

“Është e pakuptueshme kur mediumi bie në gracka të tilla për të krijuar më çdo kusht “viktimën politike” madje duke i kushtuar transmetim direkt nga Stacioni i Policisë…”, ka shkruar Dugolli në llogarinë e tij në “Facebook”.

Postimi i plotë i Dugollit:

Piskamat shterruese e dëshpëruese të disa “gazetarëve” për të krijuar me çdo kusht viktimën, përveçse të gërditshme janë edhe ofenduese.

Është e pakuptueshme kur mediumi bie në gracka të tilla për të krijuar më çdo kusht “viktimën plitike” madje duke i kushtuar transmetim direkt nga Stacioni i Policisë…
Krijohet përshtypja se kushedi se ç’farë krimi i madh mund të ketë ndodhur…

Gazetari se jo mahi…