Çitaku reagon pas sulmit ndaj Sylës: Kushdo që sulmon tjetrin për mendimin e thënë është i mjerë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi gazetari Valon Syla është sulmuar nga tre persona ende të panjohur.

Çitaku deklaruar se kushdo që sulmon tjetrin për fjalën e shprehur e mendimin e thënë është i mjerë.

“Valon Syla ka të drejtë të pakontestueshme me e thanë mendimin. Me ngritë pyetje. Me ngritë dilema. Valoni ka të drejtë me thanë ama bash çka të dojë e besojë. Kushdo që sulmon tjetrin për fjalën e shprehur e mendimin e thënë është i mjerë”, ka shkruar Vlora Çitaku.