Një pacient bie nga kati i katërt i QKUK-së, Policia jep detajet

Mëngjesin e sotëm, një pacient ka rënë nga një objekt në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore.

Akoma nuk dihen detaje se si ka ndodhur rasti, por sipas Policisë viktima ka rënë nga një repart i QKUK-së dhe tashmë po merr trajtim mjekësor.

“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në QKUK në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë (repart i spitalit) dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”.