Një person dyshohet se është vetëvrarë sot në Deçan

Një person po dyshohet se është vetëvrarë sot në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 07:40 janë informuar që në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan një person ka pësuar lëndime trupore.

“Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i lënduar është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë dhe nga ky spital, rreth orës 08:30, jemi njoftuar se personi i lënduar ka ndërruar jetë”, kanë bërë të ditur Policia e Deçanit.

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet, ndërsa ka thënë se dyshimet e para janë për vetëvrasje.

“Prokurori kujdestar ka dalë në vend të ngjarjes bashkë me Policinë e Kosovës. Dyshimet fillestare janë se viktima është vetëvrarë. Trupi pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi./Fokusi.info/