Takimi i Hotit me partnerët e koalicionit shtyhet për të hënën, kjo është arsyeja

Një takim i paralajmëruar mes Kryeministrit Avdullah Hoti dhe drejtuesve të partive të koalicionit qeverisës është shtyrë për të hënën.

Kjo është konfirmuar për klankosova.tv nga zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka.

klankosova.tv mëson nga burimet e saj brenda Qeverisë se arsyeja kryesore pse ky takim është shtyrë për 24 gusht është mosprania në Kosovë e kryetarit të Nisma-s, Fatmir Limaj.