Një person gjendet i vdekur në një rrugë të Pejës, dyshohet se ra nga ndërtesa

Një person është gjetur sonte pa shenja jete i shtrirë në rrugën “Mbreti Pirro” në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 21:16 në rrugën ‘Mbreti Pirro’ është gjetur një person i shtrirë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe është njoftuar emergjenca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Gashi.

Ai tutje ka bërë të ditur se në vendngjarje kanë dal njësitë kompetente policore për t’i hetuar rrethanat.

Faqja “Peja” në Facebook ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes dhe sipas tyre, viktima mashkull dyshohet të ketë rënë nga kati i 7-të i ndërtesës.