Një person i vdekur dhe një i lënduar: Policia jep detaje për aksidentin në Pejë

395

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në Pejë.Këtë lajm e ka bërë të ditur Policia e Kosovës e cila ka dhënë detaje shtesë, shkruan Gazeta Metro.

Sipas Policisë në këtë aksident janë përfshirë 4 automjete,

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Ju informojmë se me datë 6 shkurt 2021, rreth orës 23:00, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën Papa Klimenti në Pejë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe Prokurori i shtetit

-I dyshimti L. L. lindur me 1966.

-Viktima M. K. lindur me 1976.

Viktima kishte arritur pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, vdekjen e kanë konstatuar mjekët kujdestarë.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari arrestohet dhe me vendim të Prokurorit shtetit është ndaluar për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit të Komunikacionit Rrugor të DRP-Pejë.