Një person kryen vetëvrasje në fshatin Shirokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së tij duke u varur në litar në tavanin e shtëpisë së tij.

Këtë kanë konfirmuar Policia e Kosovës, ku me të pranuar informacionin kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq Paparaci mëson se viktima është Ardian Tafolli.

Në vendin e ngjarjes gjithashtu ka dalë edhe një ekip nga Emergjenca e QKMF në Suharekë, ku rreth orës 16:00 mjeku ne vendin e ngjarje ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe u hap rasti “Hetim i Vdekjes “.

Lini një Përgjigje