Një person në gjendje kritike në QKUK, testohen edhe dy pacientë për Covid-19

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot gjenden të hospitalizuar gjithsej 58 pacientë, prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 48 pacientë.

Në klinikë gjinden edhe 2 pacientë të cilët kanë rezultuar negativ për Covid -19 si dhe në pritje të rezultateve janë edhe 2 raste.

“Nga 48 pacientë të infektuar me Covid 19: 35 pacientë janë në gjendje stabile, 12 pacientë janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në mjekimin intensiv, gjendet një pacient i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive”, thuhet në raportin e QKUK-së.

Sot do të lirohen nga klinika 6 raste të shëruar nga infeksioni me Covid -19, ndërsa sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.