Një person vdes në Mitrovicë, Policia dyshon se qëlloi veten

Një person ka mbetur i vdekur në mesditën e sotme si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Ky lajm është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që ka marrë nga arma e tij. Dyshohet se është vetëplagosur nga arma e tij. Policia po vazhdon hetimet lidhur me rastin”, ka deklaruar Zahiti.