Aksident në Elbasan, përplasen 2 makina, humb jetën një person

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Rrogozhinë, ku një person ka humbur jetën.

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në fshatin Karin. Nuk dihet ende identiteti i viktimës.

“Peqin/ Informacion paraprak

Më datë 21.09.2022, rreth orës 21:40, nē aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karin, Peqin, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volksëagen “, dhe për pasojë ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit tip”Benz”, si dhe janë dëmtuar dhe dy pasgjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.

ReportTv.al