Kristian Gashi vetëm para një muaji pati fatin që ta vizitojë një nga institucionet më të rëndësishme të vendit.
Gashi gjatë një vizite në Kuvendin e Kosovës, pati mundësinë që të “zë” ulësen e Kryeminsitrit.
Por si duket ulja e tij në karrigen që më parë ishte ulur Ramush Haradinaj, ishte e qëllimshme.
Madje Kristian Gashi kishte vepruar njejtë si Haradinaj dikur, duke vënë një sy gjumë në karriget e Kuvendit të Kosovës.
Kujtojmë se veprime të tilla, kanë qenë jo të pakëta nga Haradinaj.