Një shqiptare e bllokuar në Kabul, prej 24 orësh amerikanët po punojnë për ta nxjerrë

Ministria e Jashtme e Shqipërisë e konfirmon se në Afganistan ndodhet edhe një shqiptare.

MEPJ thekson se shqiptarja punon prej vitesh në Afganistan për llogari të OJF ndërkombëtare.

Ministria njofton se informacionin për shqiptaren e ka marrë pak orë më parë, pasi vajza nuk kishte deklaruar më parë pranë autoriteteve shqiptare që ishte në Afganistan.

Ajo ka dhënë alarmin nga Kabuli, pasi situata në Afganistan u tensionua dhe vendi ra në duart e talebanëve.

Siç thekson Ministria e Jashtme, prej 24 orësh amerikanët po punojnë për të nxjerrë shqiptaren nga Afganistani.