Një tërmet i fortë godet Pakistanin

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter goditi sot provincën e Balochistanit në Pakistan, njoftoi Qendra Gjermane Kërkimore për Gjeoshkencat (GFZ).

GFZ shtoi se tërmeti ishte në një thellësi prej 10 km, raporton Reuters.

Deri më tani nuk raportohet për viktima, ndërsa nuk dihet as shkalla e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.