Një veturë përfshihet nga flakët në parkingun shumkatësh te QKUK, intervenojnë zjarrfikësit

Një veturë është përfshirë nga flakët në parkingun shumkatësh afër Qendres Klinike Universitare të Kosovës(QKUK) te “Interex” në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e zjarrfikësve ku edhe kanë filluar përpjekjet për të shuar flakët.

Në pamjet e siguruara nga TV Dukagjini shihen ekipet e zjarrfikësve të cilët duket se kanë ndalur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në parkig.