Njëmbëdhjetë veteranë të UÇK-së sot dalin para gjykatës

Njëmbëdhjetë veteranë dhe invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të paraqiten sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Arsyeja që akuzohen ata, është organizimi i një proteste në gusht të vitit 2015.

Kjo u bë e ditur dje nga Xhevdet Qeriqi, njëri ndër organizatorët e kësaj proteste në atë kohë./Fokusi.info/

Njoftimi:

Për, nesër me datë 19.02.2021, e kemi marrë ftesen nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që të paraqitemi, në seancën e katërt të radhës.
Pjesë e Aktakuzës, jemi Njëmbëdhjetë, Veteran dhe Invalid të UÇK- së.
Pra, ne të gjithë akuzohemi për organizimin e Protestestës të Veteranëve e cila ishte mbajtur në Prishtinë, ku përmes atij organizimi, ne i kërkonim të drejtat ligjore për kategoritë e luftës të UÇK-së. Pra saktesisht bëhet fjalë për Protestën e Gushtit të vitit 2015.